Basketboll

NBA, Lakers pësojnë humbjen e 5-të rresht, Bucks të një tjetër planeti!

Tjetër buzëqeshje për Milwaukee Bucks. Skuadra më e mirë e këtij sezoni në të dyja konferencat regjistroi fitoren e 50-të sezonale, teksa mundi së fundmi Charlotte Hornets me rezultatin 131-114. Giannis Antetokounmpo bëri një ndeshje mjaft të mirë, teksa shënoi 26 pikë, dha 6 asiste e rikuperoi 13 topa. Brook Lopez ishte gjithashtu në formë, duke realizuar 25 pikë. Po kaq realizoi edhe Kemba Walker, që spikati nga miqtë.

LeBron James nuk ka çfarë bën më i vetëm, edhe pse ndaj Boston Celtics realizoi “triple-double”: 30 pikë, 10 asiste, 12 rikuperime të mbretit por Los Angeles Lakers u thye 107-120 dhe në këtë mënyrë faza “play off” është edhe më larg, madje po kthehet në një mision të pamundur pasi kalifornianët pësuan humbjen e 5-të rresht. Portland Trail Blazers bëri detyrën ndërkohë kundër Pheonix Suns, pasi fitoi me rezultatin 127-120. Fitorja e 40-të e vendasve kjo, me C. J. MCcollum që spikati me 26 pikë të realizuara.

Karl-Anthony Towns (40 pikë, 2 asiste, 16 rikuperime) udhëhoqi Minnesota Timberwolves drejt triumfit kundër Washington Wizards, në një ndeshje që përfundoi me shifrat 135-130 pas kohës shtesë. Paraqitje e mirë edhe për Derrick Rose, autor i 29 pikëve në fitoren e Timberwolves ndërsa 36 pikët, 9 asistet dhe 10 reboundet e Bradley Beal ishin të pamjaftueshme për kryeqytetasit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency