NBA/ Los Angeles Clippers humb sërish, Detroit vijon marshimin
Kanë dhuruar një spektakël të vërtetë 5 sfidat e NBA-së, në SHBA. Kështu Los Angeles Clippers ka pësuar humbjen e 3-të në shtëpi, këtë herë përballë Memphis-it, me rezultatin 113-104.
Për Clippers-at nuk ka mjaftuar forma e mirë e Griffin, me 30 pikë të shënuara, ndërsa italiani Gallinaro vijon të jetë larg pritshmërive, me vetëm 10 pikë në këtë sfidë.
Edhe Golden State kalon pa probleme Denverin, duke fituar me rezultatin 127-108, ndërsa Minnesota ka marrë fitoren e 5-të radhazi, 108-99 kundër Dallasit, që vijon të qendrojë në fund.
Detroit vijon marshimin, teksa ka gjetur një tjetër fitore me rezultatin 108-99, kundër Sacramentos, ndërsa New Orleans ka marrë një fitore mjaft të vuajtur 96-90, ndaj Chicagos.



