Basketboll

NBA, Mavericks i falen sllovenit Doncic, çfarë dështimi për Spurs

Luka Doncic “mbret” i Dallas Mavericks. Talenti slloven, pasi mungoi në përballjen me Los Angeles Clippers mori për dore skuadrën e tij në fitoren 111-102 ndaj Portland Trail Blazers. Kandidati kryesor për çmimin e debutuesit më të mire në NBA realizoi 14 nga 21 pikë në total në pjesën e dytë, duke shtuar edhe 9 topa të kontrolluar poshtë koshit. Gjuajtja e tij e saktë për tre, kur kishte mbetur më pak se një minutë nga përfundimi, shoi shpresat e Blazers për të pëmbysur diferencën prej 6 pikësh. Për Portlandin kjo ishte humbja e tretë radhazi, edhe pse Damian Lillard e bëri të tijën duke shënuar 33 pikë, 25 vetën në pjesën e dytë.

As ndërrimi i trajnerit nuk e ndryshoi ecurinë e Chicago Bulls, që u mposht 96-90 nga Indiana Pacers. Me Jim Boylen në stol Chicago pësoi humbjen e shtatë radhazi, edhe pse Pacers nuk kishin në dispozicion Victor Oladipon për të tetin takim radhazi. 23 pikë për Collison, i ndihmuar edhe nga Myles Turner, autor i 18 pikëve e 11 “rebound”. Bulls-at mund t’i gëzohen rikthimit të Lauri Markkanen, realizuesit të tyre më të mirë në këtë takim me 21 pikë 10 “rebound”.

Phoenix Suns u mposhtën nga Sacramento Kings 105-122, në një sfidë që nisi shumë keq për skuadrën nga Arizona, me periodën e parë që u mbyll me një diferencë të frikshme 9-36 në favor të miqve. Sërish skuadra e drejtuar nga Igor Kokoskov tregoi se e ka të vështirë të futet në lojë, duke humbur ndeshje e gjashtë radhazi dhe të nëntën në 10 takimet e fundit.

Disfatë e rëndë e San Antonio Spurs në parketin e Utah Jazz 139-105. Plot 7 basketbollistë të Jazz realizuan më shumë se 10 pikë secili, ndër të cilët spikati Mithchell me 20 pikë, i ndjekur nga Gobert me 18 pikë. Për teksanët nuk mundi të bënte më shumë Poeltl, që e mbylli takimi me 20 pikë.

Ndërkohë Miami nuk ia doli të merrte fitoren përballë Orlando Magic brenda në “American Airlines Arena” në derbin e Floridas, ku u mposhtën 90-105. Spikati për Magic Aaron Gordon me 20 pikë dhe 13 topa poshtë koshit, ndërsa Vucevic dhe Terrence Ross shtuan nga 19 pikë secili.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency