Basketboll

NBA, mbrëmje “e errët” për Cleveland Cavaliers dhe Golden State (Video)

Thuasje e pabesueshme ajo që u ndodhi dy finalisteve të sezoneve të fundit në NBA. Si Cleveland Cavaliers ashtu edhe Golden State u mposhtën në shtëpinë e tyre nga New York Nicks dhe Detroit Pistons. Në “Quicken Loans Arena” në prani të rreth 20 500 shikuesve skuadra e trajnerit Lue u befasua 95 – 114 nga Nicks-at, me LeBron James me shokë që s’mund të bënin asgjë përballë Hardaway dhe Porzingis, që realizuan në total 66 pikë (34 dhe 32). LeBron ishte një baksetbollist i zakonshëm në këtë përballje, duke shënuar vetëm 16 pikë dhe dhënë 10 asist, ndërsa statistikat më të mira për Cavs i kishte Love me 22 pikë, 1 asist dhe 11 rikuperime. Kjo është humbja e katërt në shtatë ndeshje për kampionët e Lindjes, që duket se kanë humbur dicka të rëndësishme krahasuar me sezonet e fundit.

Por nuk bën më mirë Golden State, që në “Oracle Arena” u mposht 107 – 115 nga Pistons. Edhe pse spikatën Thompson, Durant dhe Curry me 29, 28 dhe 27 pikë secili, dominmoi loja kolektive e skuadrës së drejtuar nga Van Gundy, që koleksionoi fitoren e pestë sezonale, pikërisht në parketin e kampionëve në fuqi të NBA. Warriors shkuan deri +13 pikë avantazh deri në mesin e periodës së tretë, më pas gjithcka foli për Pistons që jo vetëm barazuan, por në periodën e katërt krjijuan një distancë sigurie, për ta mbyllur sfidën me 8 pikë avantazh.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency