Basketboll

NBA, Philadelphia tregon forcën ndaj Torontos!

Në Wells Fargo Center buzëqesh Philadelphia 76ers. Një super Joel Embiid mori për dore skuadrën nga Pensylvania drejt një fitoreje shumë të rëndësishme në gjymsfinalet e Lindjes ndaj Toronto Raptors që i dha kryesimin e serisë në 2-1 me ndeshje 76ers. 116-95 ishte rezultati i një sfide që u dominua nga vendasit nga fillimi deri në fund dhe që kishte pak histori. Me 33 pikë 3 asiste dhe 10 rikuperime kamerunasi Embiid ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Philadelphia 76ers, duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen pozitive të Kawhi Leonard i cili koleksionoi në total 33 pikë 3 asiste dhe 4 rikuperime.

Vetëm në periodën e parë rezistoi Toronto në këtë sfidë me Raptors që e mbyllën 12 minutëshin e parë në disavantazhin e 3 pikëve sepse më pas supermacia e 76ers ishte evidente me skuadrën kanadeze që e kishte të pamundur të bënte diçka. Paraqitje super pozitive edhe ajo Jimmy Butler autori i 22 pikëve por edhe 9 asisteve e 9 reboundeve.

Plot 6 basketbollistë të Philadelphias arritën një kuotë pikësh me dy shifra në këtë sfidë ndërkohë që te Toronto spikati edhe kamerunasi tjetër Siakam me 20 pikë. Edhe ndeshja e 4-t gjysmëfinale mes 76ers dhe Raptors do të zhvillohet në Wells Fargo Center aty ku vendasit do të synojnë ta thellojnë në 3-1 serinë mes tyre.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency