Basketboll

NBA, Rockets dhe Jazz një fitore larg kualifikimit

Houston Rockets vetëm një fitore larg kualifikimit në fazën gjysmëfinale të Konferencës së Perëndimit në NBA. Të udhëhequr nga James Harden me ritmin në maksimum, Rockets fituan 100 – 119 ndaj Minnesota Timberwolves dhe e çojnë në 3-1 rezultatin e serisë. Në “Target Center” të Minneapolisit, pas një pjese të parë të ekuilibruar, që u mbyll 49-50, Houstoni u shfaq një skuadër stratosferike, duke shënuar plot 50 pikë vetëm në periodën e tretë. Ky rezultat i arritur brenda një periode është vetëm një pikë larg rekordit historik të nga Los Angeles Lakers më 31 mars të vitit 1962 ndaj Detroit Pistons. James Harden e mbylli ndeshjen me 36 pikë në total, 22 vetëm në periodën e tretë, ndërsa Chris Paul shtoi edhe 25 pikë të tjera për Rockets. Në radhët e Minnesotas statistikat më të mira i kishte Towns: 22 pikë, 2 asiste dhe 15 topa të kontrolluar nën tabelë. Përballja e radhës do të zhvillohet në “Toyota Center” dhe nëse fiton Houstoni, kualifikohet në gjysmëfinale.

Edhe Utah Jazz janë vetëm një fitore larg kualifikimit pasi mposhtën 113 – 96 Oklahoma City Thunder, me rezultatin e serisë që shkon në 1-3. Paul George dhe Russell Westbrook, me 55 pikë në total, nuk mjaftuan në “Vivint Smart Home Arena” të Salt Lake City-t, ku “ylli” i përballjes rezultoi Mitchell i Jazz me 33 pikë, 4 asiste dhe 7 rikuperime. Një ndeshje e nisur mirë për Thunder, por Jazz u kthyen fuqishëm në pjesën e dytë, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin. Përballja e pestë e serisë zhvendoset në parketin e Oklahomas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency