Basketboll

NBA, S’ndalen Rockets, zgjohen Celtics, fitojnë edhe Raptors

Houston Rockets e çoi në katër serinë e fitoreve radhazi, pasi mposhti 97 – 104 Dallas Mavericks në “American Airlines Center”. Përpjekjet e basketbollistit vendas Matthews për të ndalur James Jarden me shokë rezultuan të kota. 29 pikë, 5 asist dhe 4 rikuperime realizoi 31-vjeçari, por miqtë ishin më kompaktë, me Harden që realizoi 25 pikë, 13 asist dhe 5 rikuperime.
Boston Celtics ndal më në fund serinë e humbjeve radhazi, duke iu imponuar 102-113 Los Angeles Clippers brenda në “Staples Center”. Griffin dhe Williams me 43 pikë në total, u munduan të mbanin nën kontroll kryesuesit e Lindjes, por loja e mirë në mbrojtje e Celtics, e kombinuar edhe me paraqitjen e mirë të lojtarëve të stolit, bënë diferencën në këtë përballje
Detroit Pistons u mposht në shtesë 95 – 98 nga Utaz Jazzz, edhe pse kishte në përbërje basketbollistin me të mirë të ndeshjes, Drummond, që, përveçse shënoi 30 pikë, kontrolloi plot 24 topa poshtë koshit.
Kthehet menjëherë te fitorja Toronto Raptors, që triumfoi 93-108 në parketin e Atlanta Hawks. Kanadezët forcojnë pozitat në vendin e dytë në Konferencës së Lindjes, teksa kanë përfituar nga rënia e Cleveland Cavaliers.
Marc Gasol me 18 pikë për Memphis Griezzlies nuk mundi të shmangte humbjen 85 – 108 ndaj San Antonio Spurs, ndërsa Charlotte Hornets u befasua në shtëpi 96 – 101 nga New Orleans Pelicans. Indiana Pacers – Phoenix Suns përfundoi 116 – 101, ndërsa Portland Trail Blazers – Minnesota Timberwolves 123-114.

Ndeshjet:
Charlotte Hornets – New Orleans Pelicans 96-101
Detroit Pistons – Utah Jazz 95-98
Indiana Pacers – Phoenx Suns 116-101
Philadephia 76ers – Chicago Bulls 115-101
Atlanta Hawks – Toronto Raptors 93-108
Dallas Mavericks – Houston Rockets 97-104
Memphis Grizzlies – San Antonio Spurs 85-108
Portland Trail Blazers – Minnesota Timberwolves 123-114
Los Angeles Clippers – Boston Celtics 102-113

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency