Basketboll

NBA/ Steph Curry i papërmbajtshëm, Nikola Jokic shkatërron Grizzlies

Ndeshjet e NBA-së po zhvillohen me intensitet të lartë në këtë pjesë të fundit të sezonit të rregullt. Golden State Warriors rikthehen menjëherë te suksesi pas humbjes në fushën e Boston Celtics. Skuadra nga San Francisco triumfoi ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 107-96 e sigurisht MVP i ndeshjes ishte Steph Curry, që realizoi 10 trepikësha për një total prej 49 pikësh.

Buzëqeshin edhe Washington Wizards, që iu imponuan Oklahoma City Thunder 107-119. Bradley Beal, protagonist në një tjetër mbrëmje si autor i 30 pikëve. 27-vjeçari ishte sërish më i miri për skuadrën kryeqytetase.

Në përballjen më të madhe të mbrëmjes, Phoenix Suns ia dolën të fitonin 128-127 në kohën shtesë përballë Milwuakee Bucks. Skuadra nga Arizona triumfoi falë kuartetit të përbërë nga Chris Paul, Devin Booker, Mikal Bridges e DeAndre Ayton, të cilët e kaluan të gjithë kuotën e 20 pikëve.

Denver Nuggets patën nevojë dy herë për kohën shtesë “për të hedhur në tapet” Memphis Grizzlies. Ekipi nga Colorado triumfoi në fund 137-139, pasi thuasje gjatë gjithë ndeshjes ishte në ndjekje të kundërshtarit. Diferencën e bëri Nikola Jokic, autor i një performance të shkëlyer me 47 pikë të realizuara, 15 “rebound” dhe 8 asiste. Për Memphis spikati Ja Morant me 36 pikë, 12 asiste dhe 8 “rebound”, por që në fund nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Gjithçka e lehtë për Utah Jazz, që fituan 111-97 në parketin e Los Angeles Lakers. Arma plus për Jazz, sikurse po ndodh zakonisht në këtë sezon, rezultoi Jordan Clarkson, lojtar që erdhi nga stoli dhe e mbylli takimin me 22 pikë. Vazhdojnë të mungojnë për skuadrën kaliforniane për arsye dëmtimi dy më të rëndësishmit, Anthony Davis dhe LeBron James.

 

Rezultatet

Cleveland Cavaliers – Detroit Pistons 105-109

Chicago Bulls – Boston Celtics 102-96

Golden State Warriors – Philadelphia 76ers 107-96

San Antonio Spurs – Indiana Pacers 109-94

Houston Rockets – Miami Heat 91-113

Oklahoma City Thunder – Washington Wizard 107-119

Phoenix Suns – Milwaukee Bucks 128-127

Memphis Grizzlies – Denver Nuggets 137-139

Utah Jazz – Los Angeles Lakers 111-97

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency