Basketboll

NBA/ Warriors merr revanshin, Curry e Durant shkëlqejnë

Golden State Warriors ka marrë revanshin në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të NBA, teksa mposhti Houston Rocketc me rezultatin e thellë 126-85. Para syve të rreth 20 mijë vetëve në ‘Oracle Arena’, Warriors dominuan totalisht sfidën, veçanërisht në gjysmën e dytë të saj, ku ishin të papërmbajtshëm dhe arritën të shkëputen shumë nga kundërshtari.

Stephan Curry ishte i jashtëzakonshëm në parket, duke shënuar 35 pikë, një asist dhe 6 rikuperime, ndërsa nuk mbeti pas as Kevin Durant, me 25 pikë të shënuara, 6 asiste dhe 6 topa në tabelë.

Nga ana tjetër, James Harden ishte në hije këtë herë, me vetëm 20 pikë të shënuara, 9 asiste dhe 5 topa në tabelë, ndryshe nga sfida paraardhëse, ku preku shifrën e 40 pikëve.

Ndeshja e katërt gjysmëfinale mes këtyre dy skuadrave do të luhet në orën 03:00 të 23 Majit, po në ‘Oracle Arena’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency