Basketboll

NBA zbardh kalendarin, LeBron James më 21 nëntor kundër Cavs

NBA ka publokuar kalendarin e ndeshjeve për sezonin e ardhshëm. LeBron James, tashmë pjesë e Los Angeles Lakers, do të zbresë për herë të parë mbi parket si kundërshtar i Cleveland Cavaliers, më 21 nëntor, në Los Angeles. Rikthimi i Kawhi Leonard me uniformën e Toronto Raptors në San Antonio do të ndodhë me 3 janar. “Mbreti” James do të sfidojë Golden Statë Warriors për Krishtlindje në tansfertë, më pas në shtëpi të hënën e tretë të janarit, më 2 shkurt në Oakland dhe e fundit në Staples Center më 4 prill.

Nuk do të luhet më 22 nëntor, për Ditën e Falënderimeve dhe më 24 dhjetor dhe më 8 prill.

Sezoni i rregullt nis më 16 tetor dhe mbyllet më 10 prill.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency