Itali

Ndahen Dybala-Juve, ja çfarë e bindi “Zonjën e Vjetër” për këtë vendim

Ndarja mes Dybalas dhe Juventusit tashmë është një punë e mbaruar. Mediet italiane raportojnë se pas takimit të së hënës, agjentët e lojtarit kuptuan se klubi italian e kishte marrë një vendim dhe se argjentinasi nuk do të ishte më në qendër të projektit të tyre.

Ndaj pas 7 vitesh bashkë, momenti që Dybala dhe Juve të shkojnë në drejtime të ndryshme ka ardhur. Përveç pagës dhe kushteve që kërkonte lojtari, ndikim më të madh në vendimin e “Zonjës së Vjetër” ka pasur afrimi i Vlahovic.

Pas largimit të Ronaldos në verë, Juve priste që të ishte Dybala ai që do ta mbante në këmbë skuadrën, por nuk ndodhi kështu. 28-vjeçari ishte në qendër të projektit të këtij klubi, por nuk ia doli ta çonte përpara për shkak të dëmtimeve dhe problemeve fizike që e penalizuan shumë sulmuesin. Kjo ishte dhe arsyeja pse Juventus afroi serbin dhe e ktheu 22-vjeçarin në emrin kryesor të skuadrës së tyre.

Në këtë situatë tashmë në Itali është fakt se nuk ka më asnjë mundësi që Dybala dhe Juventus të vazhdojnë bashkë pas përfundimit të kontratës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency