Futboll

“Ndahet” nga Liverpool, gati aventura italiane për Origi-n

Divock Origi do të largohet nga “Anfield”, pasi nuk ka rinovuar kontratën me Liverpool. Në një postim në rrjetet sociale, “The Reds” kanë bërë me dije se 27-vjeçari nuk do të jetë më pjesë e tyre pasi t’i skadojë kontrata, pra pas 30 qershorit.

“Faleminderit për këto tetë vite të pabesueshme dhe që na le me kaq shumë kujtime të veçanta, legjendë e Liverpool-it,”-shkruhet në postimin e klubit anglez.

Aventura e radhës e sulmuesit pritet të jetë në Itali, ku belgu raportohet se do të jetë afrimi i parë i kësaj vere te Milan. Sezoni i fundit te Liverpool nuk mund të cilësohet më i miri i mundshëm për Origin, pasi ai luajti gjithsej në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi 6 gola dhe dha 4 asiste.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency