Ndahet nga Neymar, Bruna Marquezine: Ai më la!
Neymar dhe Bruna Marquezine ndahen sërish. Është e katërta herë që “ylli” brazilian i futbollit dhe modelja nga vendi i Sambas vendosin të shkëputin marrëdhëniet me njëri-tjetrin, që kur u njohën bashkë në vitin 2012.
Këtë herë divorcin e njoftoi Marquezine për revistën Quem:
“Po, jemi ndarë. Ishte një vendim i marrë prej tij. Gjithsesi, kemi shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin për gjithçka kemi kaluar bashkë.”
Ta ketë vallë seriozisht këtë radhë Neymar? Precedentët kanë treguar që e ka të vështirë të largohet përfundimisht nga jeta e bukuroshes braziliane.




