Featured

Ndaj Kastriotit më i motivuar se kurrë, Redon Xhixha synon rekordin unik

Redon Xhixha po kalon momentin më të bukur të karrierës. Sulmuesi laçian është përshtatur për mrekulli te Tirana që në sezonin e parë. Deri tani 13 gola dhe 6 asiste në Superiore, dhe katër gola të tjerë në Kupën e Shqipërisë.

23-vjeçari ka formuar një dyshe të frikshme me Taulant Seferin në ofensivën e 25 herë kampionëve të Shqipërisë, të cilët po dominojnë kampionatin këtë edicion dhe titulli është vetëm çështje kohe.

Në ndeshjen e radhës me Kastriotin, Xhixha ka një mision të veçantë për të arritur një rekord të pazakontë. Goleadori kurbinas u ka shënuar të gjitha ekipeve të Superiores këtë edicion, duke përjashtuar skuadrën krutane.

Kukësit, Laçit dhe Egnatias, goleadori kurbinas u ka shënuar nga dy gola, ndërsa nga një herë ka ndëshkuar Partizanin, Vllazninë, Teutën dhe Skënderbeun, ndërsa “viktima” e preferuar është Dinamo, rival ndaj së cilit ka festuar plot tre herë.

Të dielën ndaj Kastriotit do të ketë një motiv akoma dhe më të madh për të gjetur rrugën e rrjetës, për të kompletuar këtë rekord të veçantë dhe të bukur. Një arsye më shumë që dhe shokët e skuadrës të tregohen më altruist me Xhixhën, i cili synon të arrijë një statistikë tepër të rrallë.

Sulmuesi i majtë në edicionin më të mirë ka shënuar 12 gola me Laçin në sezonin 2019-2020, shifër të cilën e ka kaluar që në 29 javë kampionat me Tiranën, teksa ka ende mundësi të përmirësojë statistikat personale, por në fillim do të tentojë të ndëshkojë ekipin krutan.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency