Bundesliga

Ndalet Bayerni, Dortmundi fiton “in extremis”, Rashica sërish protagonist

Bayerni i Mynihut nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Freiburgut, skuadër ku luan edhe mesfushori kuqezi, Amir Abrashi.

Ky i fundit ishte në fushë gjatë gjithë takimit, ndërsa në fundin e pjesës së parë mori edhe një karton të verdhë. Sa i përket ndeshjes, vendasit kaluan të parët në avantazh me Holer në minutën e tretë, ndërsa në të 22-tën ishte polaku Lewandowski, që riktheu baraspeshën.

Barazimin e bavarezëve e shfrytëzoi maksimalisht Borussia e Dortmundit, që fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Wolfsburgut dhe u shkëput e vetme në krye të renditjes, me 63 pikë, dy më tepër se skuadra e Kovaç.

Verdhezinjtë vuajtën jo pak në sfidën e sotme në “Signal Iduna Park”, teksa golat e fitores i shënuan vetëm në minutat e 90 dhe 93-të, me anë të sulmuesit spanjoll Paco Alcacer.

Werder Bremen mori fitoren e tretë radhazi në kampionat, teksa sot mposhti Mainzin me rezultatin 3-1 dhe me këtë 3-pikësh, u ngjit në zonën e renditjes që të çon në Europa League.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica shënoi golin e parë për Bremenin, ndërsa asistoi edhe njërin prej dy golave të shënuar nga sulmuesi Kruse.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency