Maqedoni e Veriut

Ndalet pas tetë fitoresh Struga, ngec në transfertë ndaj Makedonija GP

Pas tetë javësh vetëm fitore në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, MFL, Struga është ndalur për herë të parë në këtë sezon.

Skuadra e shqiptarëve u ndesh në transfertë ndaj Makedonija GP, ndeshje e vlefshme për raundin e nëntë, e cila u mbyll me barazimin 1-1.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll pa gola, ndërsa në minutën e 62’ do të vinte goli i parë, me Shabanin që i dha avantazhin Strugës.

Megjithatë vendasit ia dolën që të merrnin një pikë ndal rivalit më të vështirë të këtij sezoni, ndërsa realizuan golin e barazimit me Aleksovski-n në minutën e 86’.

Pas këtij takimi Struga vazhdon të kryesojë, ndërsa shkon në kuotën e 25 pikëve, teksa Makedonija GP renditet në vend të 7 me 9 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency