Ndalimi i tifozëve të Chelseas në stadiume/ Tuchel-Johnson: Shiko çështjet që kanë rëndësi!
Për trajnerin e skuadrës së Chelseas, Thomas Tuchel, ndalimi i mbështetësve të tyre në stadium dhe diskutimet në parlament për këtë çështje s’duhet të jenë prioritet i qeverisë britanike dhe të kryeministrit Boris Johnson.
I pyetur për deklaratat e Johnson në prag të ndeshjes së Champions League kundër Lille, gjermani tha: “Dëgjova pak më parë për këtë çështje. Nuk e di nëse në ditë si këto që po kalojmë çështja më e rëndësishme për t’u diskutuar në parlament është kjo. Nuk e di nëse diskutimet për tifozët duhet të na bëjnë të shqetësohemi për prioritetet e kësaj qeverie. Gjithsesi nuk dua ta diskutoj këtë gjë. Kemi gjëra më të rëndësishme për të diskutuar dhe për të përballuar.”
“Blutë” e Londrës do të ndeshen këtë të mërkurë në orën 21:00 me Lillen në ndeshjen e kthimit të raundit të 1/8-ave, ndërsa takimin e parë skuadra e Tuchel e fitoi me rezultatin 2-0.



