Ndarja e Tottit nga Ilary, zbulohen dashuritë e reja që “thyen” çiftin e famshëm
Nuk ndalen thashethemet për ndarjen e Francesco Tottit nga Ilary Blasi. Ish-numri 10 i Romës prej ditësh është pikasur në shoqërinë e “zjarrit” të ri që i ka ndezur pasionin e dashurisë “Noemi Bocchi”, kurse bukuroshja e Medieset thuhet se është kapur mat duke komunikuar me atë që mund të quhet i dashuri i ri. Më saktë, legjenda e Romës i ka zbuluar disa mesazhe kompromentuese. Sipas “Corriere della”, i treti, që ka ndërhyrë në marrëdhënien në çift është Antonino Spinalbese, ish-stilisti 27-vjeçar, i bërë i njohur njohur për shkak të marrëdhënies së tij me Belen Rodriguez.

Ndjenja mes Francesco Tottit dhe Noemi Bocchit duhet të jetë diçka serioze. Disa muaj më parë thuhet se Noemi i ka dhuruar Tottit një byzylyk me 5 gurë (sa ka shkronja emri i saj) në shenjë dashurie, pikërisht në dyqanin e bizhuterie ku kapiteni blinte dhurata të çmuara për Ilary-n.
Për më tepër, muajt e fundit Noemi Bocchi ka kaluar orë të tëra në telefon teksa bënte manikyr në një qendër bukurie në Ponte Milvio “duke folur për historinë e saj të re, por duke qenë shumë e kujdesshme për të përmendur emra”. Marrëdhënia e saj me Tottin ka nisur vjeshtën e kaluar, gjatë një turneu në sportin e padelit. Madje, sipas revistës “Chi”, Totti edhe kur udhëtoi drejt Tiranës për finalen e Conference League, kishte lënë takimin me dashurinë e re pikërisht në kryeqytetin e Shqipërisë.

E lindur në vitin 1988, Noemi Bocchi është rritur në Romë. Ajo është diplomuar për Ekonomi Biznesi dhe Bankare dhe punon si dizajnere lulesh. Ajo e ka dashur futbollin që kur ishte fëmijë dhe është një fanse e madhe e Romës. Noemi ishte e martuar për disa vite me Mario Cauccin, sipërmarrës dhe menaxher i ekipit Tivoli Calcio.
Bocchi është nënë e dy fëmijëve të vegjël: një vajze dhjetëvjeçare dhe një djali tetë vjeç. Profili i saj në Instagram është privat.




