Futboll

Ndarja nga jeta e Raiolës, çfarë do të ndodhë me futbollistët që përfaqësoheshin prej tij

Agjenti i mirënjohur Mino Raiola u nda nga jeta dy ditë më parë për shkak të një kanceri në mushkëri, megjithatë la pas një skuadër të tërë futbollistësh të famshëm, të cilët i përfaqësonte në negociatat për transferime apo rinovime.

Nga Zlatan Ibrahimovic, te Paul Pogba e Erling Haaland, janë disa nga yjet që përfaqësoheshin nga Mino Raiola, i cili sipas “Forbes”, ka fituar rreth 84.7 milionë euro ndër vite dhe ka negociuar transferime për më shumë se 840 milionë euro në total.

Por çfarë do të ndodhë tani me futbollistët që përfaqësoheshin nga Mino Raiola? Përgjigjen e jep spanjollja “Marca” që shpjegon se të gjithë emrat e njohur kanë premtuar besnikëri ndaj agjencisë, e cila do të vijojë punën tashmë nën drejtimin e kushëririt të Minos, Vincenzo Raiola.

Ky i fundit punon prej vitesh në agjenci dhe do të përpiqet të çojë përpara atë, bashkë me avokaten Rafaela Pimienta dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë të vegjël, të cilët do të vijojnë punën e skautimit.

Lidhjet e Mino Raiolës me futbollistët që ka përfaqësuar, kanë shkuar përtej marrëdhënieve të punës dhe të gjithë ata kanë premtuar besnikëri, pikërisht për shkak të respektit ndaj tij, megjithatë mbetet për t’u parë a do të jetë agjencia e njëjtë pa njeriun që e themeloi dhe ngriti atë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency