Premier League

Ndërhyn vetë presidenti, Chelsea fiton garën për portierin amerikan

Chelsea është treguar më i shpejtë se klubet e tjera, duke arritur marrëveshjen me portierin Gabriel Slonina. Për ta mbyllur marrëveshjen është dashur ndërhyrja e vetë pronarit të londinezëve, Todd Boehly.

Ai ka biseduar drejtpërdrejt me drejtuesit e Chicago Fire dhe ka mbyllur gjithçka. Slonina kishte edhe një vit kontratë dhe amerikanët ishin të detyruar ta shisnin, që të mos e humbin me parametra zero.

Chicago Fire do të përfitojë nga Chelsea shumën e 10 milionë eurove, plus bonuse të tjera. Veç kësaj, Slonina për momentin do të qëndrojë i huazuar te klubi i MLS.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency