Nderohet Kobe Bryant, Lakers tërheqin numrat 8 dhe 24
Një mbrëmje e e veçantë në NBA, e mbushur me plot 10 sfida plot rivalitet. Gjithsesi, vëmendja kryesore ishte në “Staples Center” të Los Angelesit, ku Lakers dhe i gjithë kampionati amerikan i basketbollit i bënë homazh një legjende si Kobe Bryant, duke tërhequr dy numrat që “Black Mamba” ka patur në fanellë gjatë karrierës së tij të përjteshme te “liqenorët”, 8-ën në fillimet e karrierës, dhe numrin 24.



