Ndërpritet sfida mes kundërshtarëve të Ballkanit, stafet mjekësore vrapojnë në tribunë
Është ndërprerë sfida mes Cluj dhe Slavias së Pragës, në Rumani, pasi një nga tifozët është ndjerë keq dhe ka pasur nevojë për ndihmën mjekësore, teksa vendasit ishin në avantazh 1-0.
Menjëherë pas sinjalizimit, arbitri ka vërshëllyere ndërprerjen e përkohshme të sfidës, ndërsa mjekët e të dy ekipeve vrapuan drejt tribunës për t’i dhënë ndihmën e parë tifozit që kishte probleme shëndetësore.
Nuk dihet ende sa do të zgjasë kjo ndërprerje, ndërsa futbollistët e të dy ekipeve janë grumbulluar pranë pankinave përkatëse për të pritur zhvillimet nga tribuna.



