Ndeshja e Premier League-s ndërpritet për rreth 20 minuta, shkak prania e një droni (video)
Wolverhamptoni, skuadra e dytë në Premier League, pas Manchester City-t, me ecurinë më të mirë në ndeshjet e fundit. “Ujqit” fituan 2-1 në fushën e Brendtfordit dhe i afrohen grupit të skuadrave që garojnë për një vend në kupat e Evropës.
Joao Mouinho zhbllokoi takimin në fillim të pjesës së dytë, i shërbyer nga një tjetër portugez, Semedo. Vendësit barazuan me Toney në të 71-tën, por Wolves shënoi një tjetër gol, që mban firmën e Neves në të 78-tën. Në kohën shtesë e tundi rrjetën edhe Adama Traore, por që u anulua nga sistemi VAR për pozicion jashtë loje.
Duhet theksuar që në fund të pjesës së parë, ndeshja u ndërpre për shkak të pranisë së një droni mbi terrenin e lojës. Vetëm pasi forcat e sigurisë mundën të identifikonin personin që kontrollonte objektin fluturues, ndeshja vijoi normalisht.



