Ndeshja kundër Francës U-19, trajneri Cungu publikon formacionin zyrtar
Shqipëria U-19 nis ditën e sotme fushtën eliminatore për Europianin 2022, teksa në stadiumin e Egnatias, të besuarit e trajnerit Armando Cungu presin Francën U-19. Tekniku shkodran i kuqezinjve ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar dhe në fushë ka hedhur një ekip të rreshtuar me skemën 3-5-1-1. Nga ana tjetër, Franca U-19 e nis me formacionin 4-3-3.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria U-19 (3-5-1-1): Simoni, Dervishi, Preka, Zalli, Mata, Alivoda, Bytyqi, Nerguti, Pjeshka, Shpendi, Toci
Franca U19 (4-3-3): Lo Tutala, Varela, Doukoure, Camara, Pereira, Ba, Bondo, Michut, Virginius,, Abline, Tchaouna



