Ndeshja me Teutën, Bitri: Duam vend në Europë, nuk pranojmë disfatë
Mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri ka folur për formën e tij dhe objektivat e skuadrës në prag të ndeshjes me Teutën, takim i vlefshëm për raundin e 19 të Abissnet Superiore.
Në konferencën për mediat, Bitri theksoi se pushimi prej rreth dy muajsh e ka penguar që të jetë në formën e tij më të mirë.
Më tej lojtari i “të kuqve” të kryeqytetit shtoi se ekipi I tij ka vetëm një qëllim dhe ajo është fitorja dhe vendi në Europë.
Forma–Ende nuk jam në formën time optimale, pasi kam ardhur nga një periudhë pushim 2 mujor. Duhet të kap formën time, pasi nuk jam në 100% tim.
Teuta–Të dyja ekipet duan një vend në Europë. Nesër duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore. Partizani do fitoren në çdo ndeshje. Mendoj se ndaj Teutës duhet të japim maksimumin.
Objektivat– E vështirë të them diçka. Deri tani janë luajtur 18 ndeshje, janë edhe 54 pikë në lojë. Synimi është Europa dhe ne duhet të kapim këtë objektiv.
Në këtë ndeshje Partizani vjen me 22 pikë dhe renditet në vend të pestë, ndërsa Teuta ka dy pikë më pak dhe qëndron në vend të 6 të tabelës së Superligës.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



