Ndeshja me Veronën/ “Ju dërgoi Juve?”, Mourinho “shpërthen” ndaj arbitrave
Ndeshja e Romës kundër Hellas Verona, që u mbyll me barazimin 2-2, nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Jose Mourinho. Ai është parë gjatë ndeshjes duke u ngritur zërin arbitrave, të cilët i ka akuzuar për vendime të padrejta.
“Ju dërguan qëllimisht, Juve ju dërgoi?”-dëgjohej duke bërtitur trajneri portugez.
Këto akuza të teknikut lidhen me akuzat e shumta drejtuar ndër vitesh ndaj klubit të Juventus, për blerje të arbitrave dhe ndeshje të pandershme.
Teksa Mourinho njihet për karakterin e tij shpërthyes në ndeshje dhe për akuzat ndaj arbitrave në momentet që nuk i pëlqejnë në fushën e lojës.



