Bundesliga

Ndeshja me Viktoria Plzen, Nagelsmann: Na duhet çdo fitore, do ndryshoj 4 emra nga formacioni bazë

Julian Nagelsmann nuk fal as kundërshtarët e dobët, ndërsa ka folur në prag të sfidës së Champions League përballë Viktoria Plzen, trajneri i Bayern Munich theksoi se duhet marrë maksimumi.

Tekniku theksoi se është shumë e rëndësishme që të fitojnë dhe të mbajnë ritmin.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të fitojmë dhe të mbajmë ritmin. Pres një paraqitje të shkëlqyer nga ekipi. Dhe pres një Plzen që do të mbrohet deri në fund. Kanë një stil loje të ngjashme me Augsburgun (që mundi Bayernin në Bundesliga) Formacioni? Do të ketë disa ndryshime por ne nuk do të ndryshojmë 7 lojtarë”-tha Nagelsmann.

Bavarezët do të zhvillojnë këtë të martë në orën 18:45 ndeshjen e tretë të fazës së grupeve, ndërsa deri më tani kryesojnë Grupin C pas fitoreve ndaj Inter në “San Siro” dhe ndaj Barcelonës në “Allianz Arena”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency