Ndeshje kartonësh, Mallorca-Valencia përfundojnë sfidën me nga 10 lojtarë
Valencia ka fituar me rezultatin minimal 0-1 në transfertë, në takimin e raundit të 26-të të La Ligës, kundër Mallorcas.
Goli i vetëm i kësaj sfide ka ardhur në minutën e 4’, kur Gabriel Paulista i dha avantazhin ekipit të tij. pavarësisht faktit qe lojën më të bukur e bënë vendasit, fati ishte në anën e miqve, që mundën të largoheshin me tre pikët, por njëkohësisht edhe me gjashtë kartonë të verdhë dhe një të kuq. Vetëm në pjesën e parë te Valencia u morën katër kartonë të verdhë.
Teksa pjesa e dytë do të vinte më e luftuar nga të dyja skuadrat, por pa finalizime. Në minutën e 85-të Mallorca mbeti me 10 lojtarë në fushë pasi Garcia doli jashtë me të kuq. Valencia mbajti superioritetin numerik deri në minutën e 90+2’, pasi Moriba mori dy kartonë të verdhë një në minutën e 88’ dhe më pas në të 90+2’, duke marrë në këtë situatë të kuq dhe dalë kështu nga fusha e lojës.
Kjo përballje u mbyll me nga 10 lojtarë për të dyja skuadrat, por në fund ishte Valencia ajo që mori tre pikët.
Pas javës së 26-të Mallorca renditet e 16-ta me 26 pikë, teksa Valencia e 9-ta me 33 pikë të grumbulluara.



