Featured

Ndeshjet e Nations League, Seferi: Kemi shumë mungesa, kush do luajë të japë maksimumin

Kombëtarja shqiptare është grumbulluar për ndeshjet e Nations League, ndaj Izraelit në transfertë më 24 shtator dhe ndaj Islandës në “Air Albania” më 27 shtator.

Duke folur në konferencën për mediet përpara këtyre sfidave, sulmuesi Taulant Seferi u shpreh se nuk ka rëndësi se kush luan titullar, por rëndësi kanë golat dhe fitorja.

25-vjeçari theksoi ndër të tjera që për fat të keq grupi nuk është i plotë, ndaj duhet dhënë maksimumi nga kushdo që do luaj.

Sa i përket sigurisë në Ukrainë, ku u transferua këtë verë, Seferi theksoi se sa i përket futbollit gjithçka është normale.

A do luash titullar, duke qenë se edhe me Vorskla Poltava i ke luajtur të gjitha ndeshjet?Është e vërtetë i kam luajtur të gjitha ndeshjet, ndjehem mirë pastaj është zgjedhja e trajnerit se kush do fillojë nga minuta e parë dhe kush do jetë në stol.”

Grupi jo i plotë: “Ky grup që jemi duhet të bëjmë maksimumin dhe të jemi të gjithë bashkë, pasi kemi mungesa shumë të rëndësishme dhe na mërzisin që nuk janë me ne, por u uroj të kthehen sa më shpejt, por ne që jemi duhet të japim maksimumin pasi janë ndeshjet finale.”

Atmosfera: “Atmosfera është shumë e mirë jemi të gjithë së bashku dhe kjo ka shumë rëndësi në futboll dhe shpresoj që kjo të na ndihmojë në fushë.”

Sulmi reparti i plotë: “Pa dyshim që të fitosh ndeshjen na duhen golat dhe jam shumë i lumtur që të gjithë sulmuesit janë në formë, kjo është gjë e mirë dhe shpresoj që kush do jetë në fushë të shënojë.”

Kundër kujt do doje të luaje më shumë?Do doja të luaja, pak rëndësi se ka kundër kujt, kushdo jetë në fushë duhet të japë maksimumin, pasi këto dy ndeshje janë finale dhe kjo na duhet që të ngremë kombëtaren lart të gjithë së bashku.”

Si do luani? “Për formacionin nuk mund të them asgjë atë e vendos trajneri. Ne e dimë që Izraeli është kundërshtar i fortë e sidomos në fushën e tyre, por do punojmë këto gjashtë ditë të gjejmë pikët e dobëta.”

Cila ndeshje është më e vështirë?Fokusi ynë tani është Izraeli pasi është ndeshja e parë, pastaj do flasim për ndeshjen e radhës.”

A ndjehesh i sigurt në Ukrainë: “E di që në media është bërë shumë e madhe nga lufta, futbolli është gjithçka normale, deri tani nuk kemi pasur problem dhe asnjë rrezik dhe ndihem rehat.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency