Kategoria Superiore

Ndihmëstrajneri Topi: Kamzës i mungoi grinta, Teuta luajti fort

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, nuk preferoi të fliste pas humbjes 1-2 me Teutën, duke nxjerrë para kamerave ndihmësin e tij, Eldinao Topi, i cili theksoi se kamzalinjtë zhvilluan një ndeshje pa grintë, pa harruar edhe kritikat ndaj gjykimit.
“Teuta tregoi një dëshirë më të madhe se ne. Nuk u futëm me grintë siç kemi bërë në ndeshjet e tjera. Arbitri sot ndikoi me disa faulle dhe avantazhe që i dha Teutës. E prisnim një ndeshje të vështirë si nga Teuta dhe nga arbitri. Duhet të ishim futur me idenë që Teuta do të luante fort dhe ne duhet të jepnim maksimumin. Ishin edhe kushtet atmosferike shumë të vështira, gjithsesi ne nuk ishim aty ku duhet. Rrjedha e lojës nuk shkoi ashtu siç do të dëshironim.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency