Dhunë në Holandë, tifozët sulmojnë lojtarët e De Graafschap
Çmenduri në ndeshjen e Kategorisë së Dytë në Holandë mes Go Ahead Eagles dhe De Graafschap. Në përfundim të takimit, disa tifozë vendas, të zhgënjyer nga humbja 0-4 e skuadrës së tyre, sulmuan lojtarët miq, pasi këta të fundit po festonin fitoren. Disa lojtarë të De Graafschap dhe anëtarë stafit u erdhën në ndihmë kolegëve të tyre, duke iu kundërpërgjigjur me shkelma dhe grushte agresorëve, që u shpëtuan nga kontrolli forcave të sigurisë.
Të dyja skuadrat përfaqësojnë qytete me një distancë prej 40 kilometrash, pikërisht Deventerin dhe Doetinchem.
Në një qëndrim zyrtar, klubi i Go Ahead Eagles ka dënuar dhunën e ushtruar nga tifozët vendas, duke premtuar se do të marra të gjithë masat për të ndëshkuar autorët.



