Premier League

Ndombele: Levy më mbajti në Londër, ja ndryshimi mes Mourinhos dhe Espirito Santos

Tottenham shpenzoi më shumë se 70 milionë euro për të blerë kartonin e mesfushorit Tanguy Ndombele nga Lyon në verën e 2019-ës, megjithatë aventura e francezit nuk nisi aspak mirë në Londër.

Një përshtatje më e gjatë nga sa pritej, por edhe disa përplasje me Jose Mourinhon, bënë që mesfushori shpesh të përfundonte edhe në tribunë dhe madje të kërkonte disa herë largimin, por tani gjithçka duket një kujtim i largët, pas Ndombele është shndërruar në titullar te Tottenham dhe po spikat me paraqitjet e tij nga java në javë.

Në një komunikim me fansat e tij, Ndombele pranoi se është akoma te Tottenham vetëm falë një takimi me bosin e klubit Daniel Levy, teksa nuk ka ngurruar të bëjë një krahasim edhe mes Jose Mourinhos e Nuno Espirito Santos.

“Kur gjërat nuk po shkonin mirë, Levy më thirri në një takim, ku dëgjova çfarë më tha, por edhe ai më dëgjoi mua. Në fund gjërat ndryshuan për mirë dhe unë jam këtu falë atij takimi, pasi dola i bindur se jam një luftëtar dhe duhet ta tregoj këtë në fushë. Mourinho ishte më i ashpër në komunikim, por shumë më autoritar, ndërsa Nuno është një djalë i mirë, shumë më i qetë. Shpresoj të vazhdoj të rritem, pasi dua të tregoj cilësitë e mia dhe të ndihmoj ekipin”, u shpreh Ndombele.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency