Kategoria Superiore

Ndreu: Morëm një pikë me vlerë, goli i parë i Kukësit ishte faull shqeto

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu u shfaq shumë i kënaqur në prononcimin e tij për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas barazimit 2-2 që skuadra e tij regjistroi përballë kampionëve në fuqi të Kukësit, edhe pse e pranon se Kamza mund të kishte marrë edhe diçka më tepër.

“ Ashtu siç rrodhi loja ishim pranë fitores, sidomos kur rezultati ishte 2-1 për ne ishim shumë pranë golit të tretë, por më pas pësuam një gol edhe për fajin tonë dhe Kukësi në minutat e fundit na vuri në vështirësi. Në përgjithësi jam i kënaqur sepse edhe pse ishim në disavantazh, skuadra reagoi dhe tregoi karakter”.

Ndreu vlerësoi paraqitjen e Sebino Plakut, ndërsa nënvizoi se goli i parë i Kukësit ishte i parregullt pasi kishim të bënim me një faull ndaj portierit Halilaj.

“Sebino Plaku është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, pak nga pak po fiton formën e tij më të mirë dhe po tregon se është një vlerë e shtuar për këtë skuadër. Nuk e kam parë akoma golin e parë të Kukësit në televizor por nga ajo cfarë kuptova në fushë mu duk një faull shqeto. Megjithatë përvec atij episodi arbitrimi ishte korrekt”.

I kënaqur me paraqitjen e tij  por edhe me atë të skuadrës edhe Sebino Plaku i cili u zgjodh njeriu i ndeshjes nga Supersport.

“ Gjithmonë jam munduar të stërvitem mirë të përkushtohem dhe besoj që ja kam dalë. Pjesa tjetër vjen vetë pastaj, golat janë pjesë e profesionit tonë. Ekipi po tregon vazhdimësi dhe kjo është gjëja që më gëzon më tepër pasi bëhet fjalë për një skuadër një vit më parë militonte në kategoritë inferiore. Nëse do ti jepja një dorë Skënderbeut në garën për titull me golat e mi ndaj skuadrave rivale do të ish dyfish i kënaqur”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency