Ndreu: E hapur për titullin, fusha e Kastriotit…
Kukësi nuk është dorëzuar në garën për titullin kampion dhe kjo kuptohet edhe nga fjalët e trajnerin Ramadan Ndreu, për të cilin transferta me Kastriotin, ish-skuadrën e tij mbetet e veçantë.
“Kemi ende shpresa dhe gjithçka është e hapur. Ne themi për të mbajtur skuadrën por kemi objektiva dhe ka 3 pikë në lojë. Në këto 2 ndeshje që kam qenë trajner kemi luajtur mirër. Ekipi është mirë dhe dua të aktivizoj lojtarët që janë gati fizikisht.”
Fusha e Kastriotit: Është njësoj për të dyja skuadrat, ata që impenjohen më shumë, fitojnë. Jemi afër dhe kemi investuar shumë, meritojmë një trofe si Kupa. Koha e rikuperimit është e shkurtër. Dua të freskoj skuadrën, duhet vrapim dhe shumë punë.
Golat e munguar të Shkurtajt: Sulmuesi ka pikë kryesore golin. Ndaj Teutës ishte më i miri. Është në moment ngërçi. Nëse afrohet te goli mendoj se do të afrohet edhe në Kombëtare.
Presioni mbi trajnerin: Kam 15 vite trajner dhe nuk kam frikë. Nuk jam rastësisht te Kukësi dhe ka qenë dëshirë e presidentit edhe më parë. Deri në fund dua të bëj më të mirën dhe të vlerësoj mundësinë.



