Kategoria Superiore

Ndryshim në stol te Laçi, ikën Prenga vjen Starova!

Ndryshime të rëndësishme te Laçi. Besnik Prenga është larguar nga stoli i skuadrës kurbinase pasi nuk e ka përtypur mirë humbjen 3-0 në Kupën e Shqipërisë ndaj Tiranës dhe mbi të gjitha ka mbetur i zhgënjyer nga forma që ka treguar skuadra në ndeshjet e fundit. Emrin e tij në stolin e Laçit e ka marrë ish trajneri i Partizanit, Sulejman Starova. Ky i fundit do të ketë misionin të kualifikojë bardhezinjtë në Europa League dhe mundësia e vetme tashmë është të synojë vendin e 3-të në kampionat sepse në Kupën e Shqipërisë, kurbinasit janë pothuajse të eliminuar. Starova i cili këtë sezon e nisi në drejtimin e Feronikelit në Kosovë por u largua pas vetëm 3 ndeshjesh, do të jetë trajneri i 4-t i Laçit në këtë kampionat pas Artan Mërgjyshit, Migen Memellit dhe Besnik Prengës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency