Ndryshim plani, Skënderbeu-Teuta zhvendoset në stadiumin kombëtar
Ndryshon programi për takimin Skënderbeu-Teuta. Dy ekipet u përballën në mesjavë në Kupën e Shqipërisë, në një stadium të mbushur nga dëbora.
Tani është radha e sfidës së kampionatit, me ekipin e Migen Memellit që vjen sërish si pritës në këtë përballje, e vlefshme për javën e 18-të në Abissnet Superiore.
FSHF, me miratimin edhe të klubeve respektive, ka vendosur që kjo përballje do të luhet në “Elbasan Arena”, të hënën, ora 16:45.
Një vendim i tillë është kushtëzuar nga kushtet atmosferike, temperaturat e ulëta dhe reshjeve te dëborës që kanë “pushtuar” qytetin juglindor.
Quiz: Gjeni lojtarët në foto…
Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...



