Ndryshimet mes mbrojtësve, Cannavaro: Maguire-Stones super, Chiellini tjetër nivel
Fabio Cannavaro është një nga mbrojtësit më të mirë që ka prodhuar futbolli italian.
Fituesi i Botërorit Gjermani 2006 me Italinë si kapiten, vit ku ia doli të “rrëmbente” edhe “Topin e Artë”, ka bërë një krahasim midis mbrojtësve angleze dhe italianë.
“Stones dhe Maguire kanë shfaqur gjëra interesante në vitet e fundit. Të dy dinë të luajnë futboll, mbrojnë mirë dhe nuk i frikësohen askujt.
Po flasim për dy pika referimi në skuadra si Manchester City dhe Manchester United, ata janë padyshim dy mbrojtësit më të mirë anglezë”.
Më pas një koment për Giorgio Chiellinin. “Kur loja bëhet e ashpër dhe burrërore, lojtarët marrin përgjegjësi dhe heqin dorë nga provimi i gjërave të reja në fushë.
Chiellini ende mishëron shpirtin e mbrojtësit italian dhe atë nivel të lartë përqendrimi aq të nevojshëm për të frenuar e bllokuar sulmuesin kundërshtar në një situatë të vështirë e delikate.
Maguire dhe Stones luajnë një stil tjetër futbolli, ka raste kur u mungon ajo ashpërsi që Chiellini e ka me bollëk.
Në Itali kemi një shprehje: ‘Sulmuesit e mëdhenj shesin bileta, ndërsa mbrojtësit e mëdhenj fitojnë ndeshje’”, përfundoi Cannavaro.



