Futboll

Ndryshimi nga CONMEBOL, finalet e Copa Libertadores dhe Copa Sudamericana me vetëm një ndeshje

Ndryshime të rëndësishme në kompeticionet për klube në Amerikën Latine. Edhe pse është ende atmfsferë festime pas titujve të fituar nga River Plate e Atletico Paranaensem në Copa Libertadores dhe atë  Copa Sudamericana, konfederata amerikano-latine e futbollit “CONMEBOL” publikoi kalendarin e fazës së parë të këtyre dy kompeticioneve oër edicionin e ardhshëm. Bie në sy fakti që finalet e tyre do të luhen me një ndeshje të vetme.

Në edicionin e 16 të Copa Libertadores, ku River Plate fitoi pas një superfinaleje plot me polemika ndaj Boca Juniorsit, do të marrin pjesë 47 skuadra dhe finalja e këtij kompeticioni është parashikuar të zhvillohet më 23 nëntor, në stadiumin “Nacional” të Santiagos së Kilit.

Turneu do të nisë më 21 janar dhe do të zhvillohen 3 raunde kualifikuesesh, përpara fazës së grupeve që do të nisë më 5 mars e do të mbyllet më 9 maj.

Në Copa Sudamericana, ku triumfoi Atletico Paranaense, do të marrin pjesë 54 klube, 44 të kualifikuara nga kompeticionet dhe 10 të ardhura nga Libertadores, pas përfundimit të fazave të mëparshme.

Finalja e Copa Sudamericana do të zhvillohet më 9 nëntor të 2019-s në stadiumin “Nacional” të Limës, në Peru.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency