Merkato

Ndryshojnë planet, Karamoh qëndron tek Interi

Yann Karamoh do të qëndrojë tek Interi të paktën deri në janarin e vitit të ardhshëm. Sipas mediave italiane, zikaltrit kanë vendosur që të mbajnë lojtarin e ri, pasi trajneri Spalletti e konsideron atë si një alternativë të rëndësishme për lojën nga krahët. Gjatë merkatos së verës u fol shumë për një largim të Karamoh nga Interi, pasi hapësirat në formacion për të janë të pakta. Huazimi i francezit te një skuadër ku do të kishte mundësi të luante me tepër, shihej si një mundësi e mirë, por planet e zikaltërve duket se kanë ndryshuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency