Angli

Në Angli e bëjnë fakt, Ronaldo dhe Messi do të luajnë bashkë në këtë skuadër

Cristiano Ronaldo raportohet se do t’i bashkohet Lionel Messit te Paris Saint-Germain. E ardhmja e yllit të Manchester United me “Djajtë e Kuq” është e pasigurt, ndërsa tashmë me Erik ten Hag në krye të stolit situata për portugezin duket më e komplikuar.

Pavarësisht nënshkrimit të bujshëm me rivalin e përjetshëm të Ronaldos, Messin, verën e kaluar, skuadra e Mauricio Pochettino nuk ishte në gjendje të merrte çmimin kryesor të Evropës këtë sezon.

Tani parizienët mund të humbasin Kylian Mbappe, i cili mund të kalojë te Real Madrid me parametra zero në verë. Si rezultat, Ronaldon po shihet si një zëvendësues afatshkurtër, e duke ditur historikun e portugezit në Champions League, dëshira e PSG-së bëhet më kuptimplotë.

 “Ky mund të jetë viti i fundit i Cristiano Ronaldos në Premier League. Ai do të dëshirojë të luajë në Champions League, ai ka luajtur në të gjithë karrierën e tij,”- tha legjenda e Arsenalit, Merson për mediet britanike.

Nëse Ronaldo do të transferohej në Paris, ëndrrat e shumë tifozëve, për ta parë portugezin të luajë në një skuadër me Lionel Messin, do të bëheshin realitet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency