Futboll

Në Angli të sigurt: Allegri merr vendin e Contes te Chelsea

Tablodi anglez “The Sun” është i sigurt se Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi për të marrë drejtimin e Chelsea-t sapo Antonio Conte të shkarkohet nga detyra. Pra, presidenti i bluve të Londrës, Roman Abramovich, i cili ka mbetur i zhgënjyer nga Conte, do t’ia besojë skuadrën sërish një trajneri italian, e aq më tepër një emri që ka patur sukses të padiskutueshëm me Juventusin. Conte ka edhe një vit kontratë me Chelsea-n, por duket qartë se vijimi i bashkëpunimit është i pamundur. Ndarja, gjithsesi, do të vijë në fund të sezonit, edhe pse trajneri italian do të bëjë të pamundurën për të mos hequr dorë nga paratë. Chelsea është ende në garë për të fituar trofe në këtë sezon, pasi është kualifikuar në gjysmëfinale të FA Cup.

“The Sun” këmbëngul se Allegri është gati për ta mbyllur eksperiencën me Juventusit, për të nisur një etapë të re të karrierës së tij në Premier League. Tekniku toskan nuk ka lënë të kuptohet në daljet e tij publike se po jeton muajt e fundit si trajner bardhezi, për më tepër që ka ende shumë për të fituar në Torino. Gjithçka do të sqarohet në përfundim të sezonit, pasi për të ka patur interesim edhe nga Arsenali, për ta “graduar” pasues të Arsene Wenger.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency