Në Holandë zbulojnë afrimin e Milanit, tentohet edhe goleadori i Man City
Në Holandë zbulojnë goditjen e Milanit në sulm, repart ku po tentohet edhe Gabriel Jesus nga Manchester City. De Telegraaf shkruan se kampionët e Italisë kanë siguruar shërbimet e Noa Long, lojtarit holandez të Club Brugge.
22-vjeçari, autor i nëntë golave dhe 15 asisteve në sezonin e fundit, pritet t’i kushtojë kuqezinjve rreth 22 milionë euro. Long e pret një kontratë 5-vjeçare, teksa tani pritet konfirmimi i RedBird për mbylljen e operacionit.
Lojtari holandez luan si sulmuesi i majtë, teksa mund të aktivizohet edhe si mesfushor ofensiv, sulmuesi i dytë apo edhe në krahun e djathtë. Ndërkohë, mediet angleze bëjnë të ditur që Milani po monitoron edhe situatën e Gabriel Jesus.
Braziliani do të largohet pas ardhjes së Erling Haaland. City pretendon 50 milionë euro nga shitja e 29-vjeçarit. Këtë shumë nuk ka shanse ta paguajë klubi italian. Gabriel Jesus e ka shprehur prej kohësh që ka qenë tifoz i Milanit i vogël.
Dyshja Maldini dhe Massara po përpiqen të negociojnë me kampionët e Anglisë me shpresën për të gjetur formulën e duhur për të sjellë lojtarin brazilian në Milano.



