Kategoria Superiore

Flamurtari pret Laçin, sfidë direkte për Europën

Pasditen e sotme, në orën 17:00, Flamurtari do të presë Laçin në Vlorë, në një sfidë mes dy skuadrave që këtë sezon kanë pretendime të bëhen pjesë e zonës që të çon në Kupat e Europës.

Vlonjatët vijnë pas një dështimi befasues dhe zhgënjyes në transfertën ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë, humbje që prishi disi atmosferën në kampion e bregdetarëve.

Gjithsesi, trajneri Ilir Daja ka theksuar se vlonjatët do të luajnë vetëm për fitore në sfidën e sotme, pasi e dinë mirë se vetëm 3 pikët ndaj laçit, do të mbajnë gjallë pretendimet e skuadrës për një vend në zonën europiane.

Nga ana tjetër, laçjanët e Memellit kanë dhuruar paraqitje mjaft të mira, ndonëse javën e kaluar “ngecën” në një barazim jo fort të këndshëm përballë Kamzës.

Që të dy këto sfida do të transmetohen live dhe ekskluzivisht në Supersport 3, bashkë me emisionin “Gol pas Goli”, ku moderatorja Vilma Masha me specialistët e ftuar, do të diskutojnë para dhe pas takimeve dhe do të intervistojnë protagonistët.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency