Kategoria Superiore

Në kërkim të kthesës, Laçi vuan gjetjen e golit

Barazimi me Skënderbeun ishte i treti radhazi për Laçin, që nuk fiton prej katër ndeshjesh duke lëshuar shumë terren ndaj Tiranës. Kurbinasit e shohin veten aktualisht 10 pikë pas bardhebluve, të cilët kryesojnë kampionatin dhe duke parë ecurinë e të besuarve të Orges Shehit, duket e vështirë që të ketë llogari për titullin.

Synimi i skuadrës së Mirel Josës tani do të jetë që sa më parë të sigurojë vendin e  dytë, pozicion që nuk e ka arritur asnjëherë më parë e padiskutim që do të ishte sukses i madh, pasi do të merrte një biletë për në Kupat e Evropës, për të vijuar traditën që ka nisur prej një dekade, me bardhezinjtë që janë pjesëmarrës të rregullt në garat ndërkombëtare.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Megjithatë, ecuria në javët e fundit nuk ka qenë shumë e mirë, me Laçin që po has vështirësi në marrjen e rezultateve pozitive, por dhe në gjetjen e golit. Goli me 11-metërsh i Shehut ndaj Tiranës dhe realizimi i Guindos përballë Kastriotit janë dy golat e vetëm të shënuar nga bardshezinjtë në 4 ndeshjet e fundit në Abissnet Superiore.

Sfida e radhës do të jetë në shtëpi me Teutën, që në këtë sezon Laçi i ka marrë 6 pikët e plota. Një fitore do të sillte kthesën për kurbinasit, që krahas kampionatit ndodhen dhe në Kupën e Shqipërisë në garë për të marrë një trofe këtë edicion. Teuta është edhe rivali i ekipit të Josës për një vend në finalen e madhe.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency