Në Kupën e Finlandës ndodh e papritura/ Ekipi i rezervave mund skuadrën titullare të të njëtit klub
Kur thuhet se rezervat janë më të fortë se titullarët e një klubi, në Finlandë një gjë e tillë është vërtetuar, pas asaj që ndodhi në kupë me klubin e Ilves.
Në Finlandë në ditët e fundit janë luajtur finalet e 32-ta të kompeticionit, formati i veçantë i të cilave shpesh rezervon ndeshje mes ekipit të parë dhe formacionit rezervë të të njëjtit klub.
Atje ekipet rezervë mund të përballen me skuadrën kryesore të klubit ku bëjnë pjesë në Kupë dhe madje arrijnë t’i eliminojnë.
Atlantis dhe EPS kanë eliminuar skuadrat e tyre përkatëse B me shumë lehtësi. Megjithatë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Ilves, që humbi me rezultatin 2-1 ndaj ekipit të dytë dhe u eliminua nga Kupa.
Pas këtij rezultatin trajneri i Ilves 2 deklaroi: “Ky është rezultat i jashtëzakonshëm dhe ne duhet të heqim kapelet përpara lojtarëve tanë luftëtarë.”




