Në mars mori ftesën e parë në kombëtaren e tij, mbrojtësi i Lens shumë pranë Atletico Madrid
Pak muaj më parë tërhoqi vëmendjen e Francës dhe “botës” së futbollit, ndërsa tani është orbitën e Atletico Madrid.
Bëhet fjalë për Jonathan Clauss, mbrojtësi i Lens, i cili zhvilloi një sezon shumë të mirë dhe për më tepër tani është edhe pjesë e përfaqësueses franceze.
Madrilenët kanë bërë kërkimet e tyre, por Clauss është në krye të listës, pasi Simeone ka dhënë “OK”, për këtë transferim.
Clauss ka një kontratë deri në verën e vitit 2023 me Lens, ndërsa vlera e tij është rritur ndjeshëm dhe francezët kërkojnë të paktën 10 milionë euro.
Jonathan është një lojtarë polivalent, pasi gjithashtu bën mirë edhe detyrën e mesfushorit, ndërsa Atletico ka nisur menjëherë nga puna, pasi për 29-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Chelsea, pasi londinezët rrezikojnë të humbasin Azpilicueta-n.
“Blutë” e Londrës ende nuk kanë bërë një ofertë konrete, ndaj për momentin, Atletico Madrid shihet si favoriti kryesor për Clauss, i cili sezonin e fundit realizoi 5 gola dhe dhuroi 11 asist në 37 ndeshje me Lens



