Serie A

Në prag të sfidave të ‘zjarrit’, Napoli bën detyrën në Sardenjë

Napoli ka marrë një fitore mjaft të bukur, duke e dërguar 5 herë topin në rrjetën e Cagliarit, për të çuar në 4 pikë, diferencën nga Juventusi i vendit të dytë.

Skuadra e Sarrit dominoi takimin dhe nuk e diskutoi për asnjë moment marrjen e 3 pikëve, teksa gjeti golin me anë të Callejon në minutën e 29’ dhe dyfishoi me Mertens në të 42-tën.

Edhe në pjesën e dytë Napoli nuk e uli ritmin, duke shënuar edhe 3 gola të tjerë , fillimisht me anë të kapitenit Hamsik, më pas me Lorenzo Insignen, nga pika e penalltisë dhe në të 90-ën, me anë të Mario Ruit.

Mbrojtësi shkodran i Kombëtares, Elseid Hysaj luajti për 73 minuta në këtë takim dhe ishte njeriu që asistoi në golin e dytë, të shënuar nga Mertens. Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme për napolitanët, që në dy javët e ardhshme do të luajnë dy sfida ‘zjarri’, kundër Romës dhe Interit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency