Në Prishtinë shkruhet historia, Ballkani-Shkupi gati për spektaklin e radhës
Ballkani dhe Shkupi janë gati për raundin e dytë mes tyre. Sot luhet në “Fadil Vokrri” të Prishtinës dueli i kthimit i raundit “play off” në Conference League mes kampionëve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.
Përballja historike mes dy skuadrave shqiptare do të transmetohet ekskluzivisht në DigitAlb Satelit dhe Ott, kanali 10, numri 63, duke filluar prej orës 20:00. Përballja e parë e luajtur në Shkup, përfundoi 1-2 për ekipin e Ilir Dajës.
Suksesi në takimin e parë afron Ballkanin me kualifikimin në grupe, duke qenë ekipi i parë dardan që realizon një arritje kaq të madhe. Si Ballkani edhe Shkupi e kanë kaluar shifrën 1 milion euro të fitimeve nga vera europiane.
Sonte do tentojnë futjen në histori, por edhe shtimin e fitimeve, pasi ekipi që kalon në grupe arkëton rreth 2.9 milionë euro të tjera. Atmosfera në stadium do të jetë e zjarrtë.
Pas “Shvercerave”, të cilët nuk do të mungon në kryeqytetin e Kosovës, është radha e “Xhebrailave” për t’i kthyer reston e mikpritjes, njësoj siç ultrasit e Shkupit bënë me djemtë e Ilir Dajës në sfidën e parë.
TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE
QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?



