Serie A

Në pritje të shortit, Liga Italiane përcakton datat zyrtare të sezonit të ri

Në pritje të hedhjes së shortit, Liga Italiane e Futbollit ka miratuar sot edhe datat e nisjes e mbylljes së Serisë A, bashkë me detajet e tjera, si ndeshjet në mesjavë dhe javët e pushimit.

Kështu Seria A do të ngrejë siparin më 25 gusht të 2019-ës dhe do të japë verdiktet finale të dielën e 24 majit të vitit të ardhshëm, për të lënë hapësirë për përgatitjen e Europianit 2020.

Gjatë këtij sezoni do të luhet 3 herë në mesjavë, konkretisht më 25 shtator, 30 tetor dhe 22 prill, ndërsa do të ketë edhe 5 ndërprerje, 4 prej të cilave për t’u lënë vend ndeshjeve të kombëtareve.

Ndërprerja e pestë do të jetë ajo dimërore, që do të zgjasë nga 29 dhjetori deri më 5 janar, ndërsa anulohet “boxing day”, pas aplikimit vetëm për një sezon.

Sa i përket Kupës së Italisë, kompeticioni do të marrë udhë më 4 gusht me ndeshjet kryesisht në ligat e ulëta, ndërsa do të njohë kampionin me finalen e 13 majit të vitit të ardhshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency