Në qershor e mbyll me përfaqësuesen italiane dhe Juven, Chiellini kthen sytë nga MLS
Giorgio Chiellini është gati që ta mbyllë eksperiencën e tij me kombëtaren italiane dhe këtë gjë ai do që ta bëjë më 1 qershor në Londër në ndeshjen kundër Argjentinës për kupën e kampionit “Finalissima”, e cila vë përballë fituesit e Europianit dhe Kupës së Amerikës dhe që do të luhet në “Wembley” në orën 20:45.
Së bashku me përfaqësuesen mbrojtësi do të përshëndetet edhe me Juventusin, për të provuar veten në MLS dhe në të njëjtën kohë për të përmirësuar aftësitë drejtuese, në mënyrë që një ditë të rikthehet, por në drejtimin e skuadrave raportojnë mediet italiane.
Pavarësisht faktit që u mundën nga Maqedonia e Veriut duke u eliminuar nga faza finale e Botërorit Katar 2022, kapiteni i Italisë ka shkruar histori me përfaqësuesen e vendit të tij.



